Në pikën kufitare në Preshevë, policia Serbe ka ndaluar tre shqipëtarë.

Arsyeja e ndaljes duket të jëtë një dron në të cilin policia kishte hasur gjatë kontrollit në makinë

Ata nuk kishin dokumentacionin e nevojshëm për dronin.

Shtetasit shqiptarë kanë deklaruar se po kalonin për në Serbi për çështje biznesore.

Mirëpo, si duket droni i ka shtyrë policët serb të marrin masa pasi që nesër ekipi shqiptar Skënderbeu do të luaj në Beograd me atë të Partizanit në kuadër të Ligës së Evropës.

Vlenë të ceket se tre vite më parë droni me flamurin e ‘Shqipërisë së Madhe’ bëri një bujë të madhe, i cili u lëshua në stadiumin e Beogradit në ndeshjen kualifikuese për “Euro 2016” ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë.

Kjo pati shkaktuar reagime të ashpra në stadium, duke bërë që huliganët serbë të futën në fushë dhe t’i sulmojnë futbollistët e Shqipërisë.