Liga e Kampionëve është garë vjetore e futbollit e organizuar nga Federata Evropiane e Futbollit (UEFA).

Është një nga garat më prestigjioze në Evropë, por edhe në Botë, e cila ka filluar të zhvillohet në vitin 1955.

Ajo është ngjarja sportive më e shikuar në mbarë botën, ku shikueshmëria më e lartë është arritur në finalen e sezonit 2012/13, përkatësisht 360 milionë shikues televizivë.

Në fakt, deri në vitin 1992 gara ka pasur emrin “Kupa e Kampionëve” ndërsa më pas u emërtua si “Liga e Kampionëve”.

Real Madrid është skuadra që e ka fituar më së shumti trofeun e kësaj gare evropiane, saktësisht 12 her[ ndërsa pasohet me shtatë sosh Milani dhe Bayern Munichu është bërë kampion në pesë raste.

Madrilenët mbeten edhe ekipi që ka më së shumti fitore duke triumfuar në 247 sosh, duke lënë pas Bayernin me 185 dhe Barcelonën me 172.