PSG DHE INTER NË KËRKIM TË FUTBOLLISTIT SHQIPTAR

19

Mesfushori shqiptar Enis Bardhi, i cili përfaqëson ngjyrat e kombëtares maqedonase është duke kaluar një formë të shkëlqyer në kampionatin spanjoll me skuadrën e Levantes. 22-vjeçari së fundmi ka zgjuar interesin e dy klubeve prestigjoze të Europës, si Interi dhe PSG.

“Tani jam i përqendruar maksimalisht te Levante. Kam dëgjuar që Interi dhe PSG janë interesuar për mua, por kjo nuk është e rëndësishme në këtë moment, nuk jemi në fazën e merkatos.

 

Drejtuesit e zikaltërve, ishin prezent në stadium për ta ndjekur nga afër shqiptarin në ndeshjen ndaj Getafes. Ka qënë vetë Bardhi që në prononcim për  “DigiSport” e ka konfirmuar lajmin, megjithatë ai tregon se pëlqen më shumë Premier Ligën.