Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa ka marrë vendim që gjitha vendvotimet për zgjedhjet për kryetar të komunës së Parteshit të përsëriten zgjedhjet.

Ky vendimi u morë në bazë të ankesës së kandidatit për kryetar të kësaj komune Nenad Cvetkoviq nga subjekti politik “Narodna Sloga”.

Shkuarja në zgjedhje e kësaj komune, me shumicë serbe, është konfirmuar edhe nga Komisionin Qendror i Zgjedhjeve.

Zëdhënësi i këtij institucioni, Valmir Elezi, ka konfirmuar për “Indeksonline” se KQZ do të veprojë në përputhje me vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

“Modalitetet tjera, që i takojnë KQZ-së, do të përcaktohen gjatë ditëve në vijim”, ka thënë ai.

Ndryshe, Lista Serbe e ka quajtur vendim politik të Prishtinës vendimin e PZAP-it rreth përsëritjes së zgjedhjeve për kryetar të Parteshit.

Sipas tyre, kjo është mënyra më radikale në ndërhyrjen e vullnetin zgjedhor të qytetarëve të nacionalitetit serb.

“Paneli zgjedhor për ankesa dhe parashtresa është vënë në shërbim të atyre që duan të punojnë kundër komunave serbe, kundër vullnetit të popullit, miqve të instaluara detyra e të cilëve janë vënë në punë kundër interesave të popullit serb”, thuhet në komunikatën e Listës Serbe.