Policia e Kosovës ka njoftuar se sot në orët e mëngjesit kanë sekuestruar gati 65 kilogramë drogë të tipit marihuanë.

Droga është gjetur në një veturë e cila drejtohej nga një shtetas i Shqipërisë.

“Gjatë realizimit të kontrollit policor në automjetin e të dyshuarit, në bagazh i janë gjetur:  4 paketime të mëdha të mbushura me substancë narkotike të dyshuar si marihuanë, me peshë të pergjithshme prej 64 kilogram e 800 gram, gjithashtu është konfiskuar vetura në fjalë dhe 2 telefona celularë”, bën të ditur Policia e Kosovës.

Në lidhje me rastin, me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, kurse njësitet antidrogë po vazhdojnë me hetimet e tjera.