Sinan Kajtazi edhe zyrtarisht si aktori më i miri për vitin 2016

52

Balerini dhe muzikanti kosovar, Sinan Kajtazi përmes një statusi në rrjetin e tij social Facebook ka treguar që sot zyrtarisht ka pranuar “Çmimin vjetor për aktorin më të mirë për vitin 2016” për rolin e Albertit në shfaqjen “Zhizel. Çmim i cili ndahet çdo vit nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve e Kosovës, shkruan Indeksonline.

Në motivacionin e çmimit të pranuar nga Kajtazi shkruhet:

“Sinan Kajtazi si figurë emblematike e Baletit Kombëtar të Kosovës, shquhet me gjuhën e veçant të komunikimit skenik, me një plasticitet dhe funksionalitet të llojit të vet, përmes të cilit trupëzon shpirtin e personazhit të tij. Ai gjatë interpretimit të të këtij roli shquhet për një energji të pazakonshme dhe qasje të disiplinuar artistike”.

Ndërsa vet Kajtazi është shprehur i lumtur për vlerësimin e bërë.

“E ndjejë veten të nderuar me këtë vlerësim nga juria e zgjedhur për ndarjen e këtij çmimi, të cilin ia dedikoj familes time që më kanë mbështetë pafundësisht, dhe familjes time të dytë, Baletit Kombëtar të Kosovës, ku vazhdoj të kërcej me pasion dhe gjithë fuqinë fizike e shpirtërore që kam”, shkruan Kajtazi.

Ndryshe Kajtazi është pjesë e Trupës së Baletit të Kosovës.