Iniciativa “Tjeterqysh” që vepron në komunën e Mitrovicës ka bërë një thirrje komunës së Mitrovicës në të cilën thuhet:

Në adresë të grupit tonë kanë ardhur shumë raportime dhe shqetësime të qytetarëve që janë të kanosur nga përdorimi i mjeteve piroteknike, në hapësira publike, të tilla sic janë sheshi kryesor, hapësirat gjelbëruese etj. Edhe vitin e kaluar patëm bërë një thirrje për ndalimin e përdorimit të tyre pranë shesheve dhe hapësirave publike ku qarkullimi është më i madh, sidomos ato zona ku ka frekuentim nga fëmijët.
Mendojmë se ndalimi i përdorimit të gomave nëpër hapësirat publike, do të ishte një veprim shumë i duhur nga ana e Komunës përkatësisht Drejtoria e Insepkcionit.

Gjithashtu i mirëkuptojmë qytetarët që përdorin mjete të tilla, arsyet e gomave si dhe nuk jemi kundër gomave, por kërkojmë konsideratë për shkak të rrezikut që mund të shkaktojë këto mjete për publikun e hapave që frekuentohen edhe nga fëmijët.

Grupi “Tjetërqysh” / 26.12.2017